• |
ide | kryesore

“Duket sikur e pengon diçka”: Rummenigge flet për misterin e Coutinhos tek Bayern Mynih

Sport



E ardhmja e Philippe Coutinho është ende e gjitha për tu deshifruar. Braziliani, në pronësi të Barcelonës, është aktualisht në huazim me të drejtën e blerjes tek Bayern Mynih, me bavarezët që, deri tani, nuk duken të kenë qëllim ta mbajnë fantazistin. Pikërisht për Coutinho, në SportBild, ka folur administratori i deleguar i klubit gjerman Karl Heinze Rummenigge.

“Nuk e di përse nuk ka shpërthyer ende. Ka luajtur mirë në disa ndeshje, ndërsa në disa të tjera është dukur sikur dicka e pengon, nuk e di motivin. Të gjithë besojmë që ka potencial të jashtëzakonshëm, e shohim në stërvitje. Tani duhet të shpresojmë që në javët e ardhshme të mund të bëhet një faktor i rëndësishëm, duke na ndihmuar të fitojmë tituj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *