• |
ide | kryesore

Kylie dhe Travis rikthehen sëbashku

Paparazzi, Slider



Vetëm disa ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott u fotografuan duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me vogëlushen e tyre Stormi.
Kylie dhe Travis shfaqeshin shumë të afërt e të lumtur me njëri-tjetrin, gjë që i bëri fansat të mendojnë se dyshja është ribashkuar.

Këto aludime i përforcoi më shumë sot Kylie Jenner, e cila çuditërisht në llogarinë e saj në Instagram publikoi tre foto me Travis.
22-vjeçarja ndau me ndjekësit foto ku shfaqej shumë pranë partnerit teksa shikoheshin me admirim.

“Është një gjendje shpirtërore”- shkruan Kylie dhe rrjeti po çmendet nga këto postime.

Këto postime s’lënë të kuptosh gjë tjetër veçse që dyshja janë ribashkuar, megjithatë presim të tjera lajme nga çifti.
Travis ishte i pranishëm edhe në festën e ditëlindjes së Stormi-t, ku u pa sërish shumë pranë 22-vjeçares.
Me siguri, pas periudhës së pauzës me njëri-tjetrin, akulli po shkrin sërish dhe gjërat mes tyre kanë nisur të jenë si në fillim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *