• |
ide | kryesore

Festim Isufi, stilisti i parë shqiptar që prezanton koleksionin në Javën e Modës në Paris

Paparazzi, Slider



Festim Isufi është dizajneri i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris, në Ritz Paris, në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajneret me të famshëm botëror.

 Frymëzuar nga perëndimi i diellit, Festimi solli ngjyrat e bukura të qiellit në koleksionin e tij të punuar e qëndisur me dorë, pasion e dashuri, në copa te veçanta e në modele unike, që fasionuan të ftuarit e mbrëmjen e 29 shkurtit në zemër të Parisit. Sfilata u përmbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës Baresha në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *