• |
ide | kryesore

Sekreti i penalltive të Tim Krul: portieri eleminoi Tottenham falë.. bidonit

Sport



Në llotarinë e penalltive, ëndërra më e keqe për një sulmues është të gjendet përballë Tim Krul. Portieri hollandez, i famshëm edhe për faktin se u hodh në fushë nga Van Gaal para goditjeve të penalltive të Hollandës kundër Costa Rica në Botërorin 2014, duke rezultuar vendimtar, është një pritës penalltish i specializuar. Konfirmimin e mori edhe nga Mourinho në FA Cup, i eleminuar me Tottenham e tij nga Norwich, i fundit i klasifikuar në Premier League për shkak të dy penalltive të pritura nga Krul.

Sekreti është në bidonin e ujit. Jo, nuk bëhet fjalë për asnjë substancë të ndaluar, por rreth tij ka një fletë ku Krul ka shënuar se si do ti godisnin penalltitë lojtarët e ndryshëm të Spurs sipas numrave në fanellë.

Ka funksionuar mesa duket: pas barazimit në 120′ lojë, portieri ka pritur dy nga tre penalltitë e gabuar nga lojtarët e Tottenham, duke i lejuar Norwich të kalojë raundin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *