• |
ide | kryesore

Eksodi/Shifrat e frikshme të largimit të infermierëve drejt Gjermanisë

-Instant, Të fundit



2064 infermierë shqiptarë kanë emigruar në Gjermani nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ky është informacioni që Exit News mori nga Zyra e Statistikave të qeverisë gjermane.

Sipas të dhënave të  zyrës gjermane të statistikave për Exit News në vitin 2016 kanë emigruar 87 infermierë; në 2017-të kanë emigruar 735 infermierë dhe në 2018-tën kanë emigruar 1 242 infermierë, ose 700 për qind më shumë se në vitin 2017 dhe 1300 përqind më shumë se sa në vitin 2016.

Numri total i infermierëve të huaj në Gjermani arriti në 10,350 në vitin 2018, ndër to Shqipëria ka numrin më të lartë, gati një të pestën, së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Filipinet.

Gjermania ka nevojë për personel mjekësor të kualifikuar, dhe qeveria gjermane në mënyrë aktive po inkurajon emigrimin e infermierëve të kualifikuar për të punuar në sistemin shendetësor gjerman.

Kryeministri Edi Rama shpesh herë e ka ulur rëndësinë e emigrimit të mjekëve dhe të infermierëve shqiptarë jashtë vendit. Ai gjithmonë ka artikuluar tezën se kushdo është i lirë të udhëtojë dhe të punojë ku të dëshirojë në çdo vend të botës,dhe kjo nuk e dëmton Shqipërinë.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë në 20 shkurt, gjatë fjalës së tij përpara 1600 studentëve, Zoti Rama tha se deklarata e opozitës së mjekët deh infermierët po largohen nga Shqipëria në masë për të punuar jashtë janë të rreme.

“Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. …Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjekë të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2 200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë. Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje, jo pas dyerve të partive, jo pas xhaketës së deputetit, jo në kërkim të krushkut apo kushëririt, por në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, pasqyrë transparente që nuk të lë të gënjesh”,tha Rama.

Exit.al



6 Comments

  1. Aplikojne ke portali ketij dhe nderkohe kane fluturuar. Infermieret nuk jane dhe aq problem i madh me thene te drejte, se eshte profesion leshi dhe zevendesohen kollaj. Me shume mundesi shume e kane zgjedhur infermierine vetem qe te ikin ne Gjermani(ndryshe do ishin bere juriste), ku me shume bejne punen e sanitares se te infermieres. Problemi eshte tek mjeket per te cilet ka pak kuota dhe jane pak ata qe jane te afte te bejne sic duhet shkollen dhe punen. Edhe po te shtohen gjenite qe e perballojne shkollen, eshte veshtire t’i absorbosh se eshte shume e kushtueshme, dhe kjo qeveri sic dihet i ka leket lume per arsimin.

  2. largimi nga Shqiperia ka preke si nje epidemi e pasherueshme te gjitha sferat e shoqerise.Kjo veper
    makabre e Rilindjes, me qellim shopullimin e Shqiperise nga shqiptaret duket se po i jep “frutet” e
    veta. Sot i madh e vogel pervec atyre qe jane perfitues te pushtetit kane vetem nje plan, te gjejne
    “varken e Noes” e te shpetojne nga permbytja me emrin Rilindje.

  3. Ore krietari c’tha???

    Plot infermiere e lume mjeket!

    Mos i besoni fake news te institucioneve gjermane qe perhapin panik!

    Istati ka thene gje?
    Jo.
    Atehere pse shqetesohen rilindasit me kot?

  4. Dhe drejtoresha Bino dje pa pike turpi dhe pa u skuqur fare deklaroi qe kemi nje armate te tere infermieresh dhe punonjesish te gatshem per kete situate.

  5. Nuk e di si e njef ti o i paemer, por ne televizor dhe sa e njohim ne quhet Silva Bino, nuk e dime per mbiemrin tjeter e ka te vajzerise apo te marteses me rilindjen……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *