• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia me Var tërbon Sociedad: baskët ndihen të grabitur në Kamp Nou

F1, Sport, Video



Messi e të tjerët duhet të reagonin pas humbjes në Clasico, por kundërshtari nuk është më i butë në luftë: në Camp Nou u prezantua një Real Sociedad, finalist edhe i Kupës së Mbretit, që ia bëri jetën të vështirë katalanasve. E megjithatë episodi që vendosi ndeshjen në favor të Barcelonës ka tërbuar baskët. 10 minuta nga fundi Var gjeti një dorë në zonë nga ana e Le Normand; mbrojtësi pretendon se e ka kapur topin me sup, por arbitri akordon penalltinë, me të cilën Messi shënon golin e 19 në kampionat.

Sikur të mos mjaftonte, arbitri nuk vlerësoi faull një shtyrje të Griezmann ndaj sërisht Le Normand në hyrje të zonës, që mund të ishte me pasoja për francezin dhe në një pozicion të mirë për Sociedad të kërkonte barazimin.

Në fund si për të luajtur deri në fund me nervat e Sociedad arbitri vlerësoi golin e 2-0 të shënuar nga Jordi Alba, por me vonesë ndërhyrja e Var e anulloi për një pozicion jashtë loje të Ansu Fati. Gjithësesi pa problem për Setien ky vendim i arbitrit, sepse në pritje të Real Madrid, katalanasit rimarrin kreun në la Liga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *