• |
ide | kryesore

Skema që shpëton futbollin: klubet janë dakord, pritet aprovimi i UEFA-s

Sport



Të dorëzosh titullin kampion me dy muaj intensivë pa asnjë ndalesë. Kjo mund të jetë zgjidhja e vetme që askush të mos kontestojë asgjë në Serie A. Duke nisur nga fillimi i majit – data e hipotizuar 2 – e deri në 28 qershor pa u ndalur asnjëherë, me 17 javë mes kampionatit – nëntë fundjava plus tre turne në mesjavë – e kupat europiane, për të cilat do të jenë të destinuara pesë data. Ky është skenari i aprovuar nga të gjithë klubet, por që ka nevojë për viston e Uefa, që të martën 17 do të komunikojë zyrtarisht fatin e Euro 2020, i destinuar të shtyhet në 2021.

Skenarë, hipoteza, programe që sidoqoftë mund të jetë aprovohen ose fshihen nga sot në nesër. Emergjenca koronavirus ka në këtë moment prioritet mbi gjithcka. Champions e Europa League – referon ‘Gazzetta dello Sport’ – mund të rifillojnë në prill, ndoshta me sfida teke në fushë neutrale. Në këtë pikë do të sakrifikohej Kupa e Italisë, që do të spostohej në fillim të sezonit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *