• |
ide | kryesore

“Qendroni në shtëpi, bashkë do t’ia dalim”: Kuqezinjtë mesazh sensibilizues kundër koronavirus

F1, Sport, Video



Në kohën kur e gjithë bota po përjeton një situatë të pazakontë me emergjencën koronavirus, me pandeminë që po përhapet me shpejtësi, rruga e vetme për ta frenuar është të qendrojmë në shtëpi, duke minimizuar lëvizjet, në mënyrë që të izolohet edhe virusi. Këtë mesazh sensibilizues kanë dashur të japin futbollistët e kombëtares, për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Një mesazh sensibilizues ka bërë bashkë vajzat e kombëtares së futbollit, që kanë këshilluar qëndrimin në shtëpi, si mënyrën më të mirë për tiu kundërpërgjigjur virusit, duke sugjeruar se duhet të ndjekim rregullat e organizatave të shëndetit për të mirën tonë, familjarëve dhe gjithë komunitetit që na rrethon.

Edhe Federata e Futbollit në këto ditë të vështira, i bën thirrje të gjithë opinionit publik për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi. Vetëm kështu mund të mbrojmë sëbashku jetën dhe të kalojmë këtë situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *