• |
ide | kryesore

Tërheqja nga muzika e Adele shqetëson fansat

Paparazzi, Slider



Adele ka likuiduar kompaninë e saj të tureve, Remedy Touring LLP, duke nisur kështu thashethemet se ajo mund të mos performojë më në koncerte. Ka pasur shumë zëra se 31 vjeçarja po bëhet gati të lançojë këngë të reja, por ky lajm duket se i ka shqetesuar ata.

The Sun ka reportuar se që kur këngëtarja themeloi kompaninë në 2015, ajo ka fituar miliona paundë dhe pas likuidimit shuma arriti në 150,000 paundë. Lëvizja më e fundit ekonomike e saj i ka lënë fansat të paqartë për të ardhmen e saj muzikore. Pohime nga kompania tregojnë se ajo është në proces likuidimi dhe Adele Adkins (emri i plotë këngëtares) është në bordin e saj.

Është marrë vesh se Adele do të publikojë më në fund këngë të reja, pas një 5 vjeçari ‘pushimi’. Fansat këtë e prisnin që në tetor të vitit të kaluar dhe lajmi i pavëretë i përfshiu ata në një valë histerie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *