• |
ide | kryesore

Video/ Nga “Strunz” që bëri xhiron e botës, tek macja në thes e b**a e pulës: Trapattoni, 81 vjetor në izolim

Sport, Video

Në këto ditë të vecanta të lidhura me emergjencën koronavirus janë të shumtë ata që janë të detyruar të festojnë data të vecanta brenda mureve të shtëpisë. Mes tyre është edhe Giovanni Trapattoni, që ka mbushur 81 vjec në shtëpinë e tij në Cusano Milanino në shoqërinë e bashkëshortes Paola. Trap është një legjendë e futbollit italian, që mban aktualisht rekordin e trajnerit më fitues të Serie A me 7 kampionate (6 me Juventus e 1 me Inter).

Një trajner karizmatik, që është vënë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij spektakolare jo pak herë. E megjithatë ato që bënë xhiron e botës janë tre. Mbetet e paharrueshme shfryrja e dufit në mars të 1998 kur, në drejtimin e bavarezëve, bërtiti para mikrofonit gjithë tërbimin e tij në një konferencë për shtyp kundër futbollistëve Strunz, Basler e Scholl, të akuzuar për impenjim mediokër e mungesë profesionalizmi.


Në 3 prill 2007 Giovanni Trapattoni shpërthen në konferencë për shtyp, pas humbjes me Mattersburg, kundër gazetarëve sportivë që kritikojnë mënyrat e tij të punës: “Personat nuk kuptojnë fare nga trajningu. Në vend të bëni çu çu çu, pas shpine, përse nuk vini këtu dhe ti thoni gjërat përballë”!

2011, është koha e një metafore të re “trapattoniane”. Në atë moment është trajner i Irlandës, që është gati të përballet me Italinë në një miqësore. I pyetur mbi skandalin e futbollit italian, përgjigja është epike: “Italianët duan të kenë vezën e pulën me bythën e ngrohtë, por pula, sapo bën vezën, thotë kokodé e ikën”. (“When says coccodé, she goes on”). Përkthyesja personale e Trapattoni, Manuela Spinelli, nuk di si të dalë nga turpi.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu