• |
ide | kryesore

Mashtrimi me “videon spanjolle” / Ne jemi në luftë, por komandanti na ka lënë

-Instant, 2, Ide

Opozita dhe mediat kanë denoncuar sot një mashtrim skandaloz të Edi Ramës. I izoluar në bunkerin e Surrelit, kryeministri ka publikuar në Facebook një video të frikshme, e cila sipas tij zhvillohet në Spanjë, ku policia shpërndan me shkopa gome « tradhëtarët » që nuk i binden shtetrrethimit.


Në fakt, sekuencat e servirura nga Rama janë një mashtrim, sepse ato i përkasin protestave të zhvilluara në Algjeri ku plolicia shpërndan me dhunë një manifestim.


Në shënimin që Rama ka bërë, për të shoqëruar gënjeshtrën me këto pamje të rënda, aludohet qartë se të njëjtat masa do të ndëshkojnë edhe në Shqipëri « tadhëtarët » që nuk i binden videomesazheve që ai lëshon nga izolimi.

Lexo me tej: 

Rama ‘lë nam’, mashtron me videon e protestave në Algjeri. E përdor si video të masave kundër Covid-19 në Spanjë

Ky spekullim sa fëmijënor aq edhe banal, i bashkëngjitur edhe me deklarata për përdorimin e gazit lotësjellës dhe daljen e blindave të armatosur me mitrolozë (sikur do asgjesonin me plumba koronën), i ka bërë shumë opozitarë të bërtasin për një devijim tiranik të panevojshëm.

Më të dalë videoja e publikuar nga kryeministri, opozita (linku poshte)  denoncoi këtë rëshkitje diktatoriale dhe theksoi se asnjë rregjim demokratik nuk mëton ti friksojë qytetarët e tij në një situatë të tillë.

Në fakt, po aq sa është një gafë amatoreske ajo që ka bërë kryeministri i izoluar, po aq e tillë është edhe qasja e PD-së për t’a politizuar atë.

Mashtrimi me videon e masave në Spanjë, reagon PD: Rama kryeministër i skaduar, burimi i kryesor i panikut në vend (VIDEO)

Jo, Edi Rama nuk ka asnjë synim sot të thellojë  autokracinë e tij. Ai nuk i ka nxjerrë ato sekuenca idiote për të na shtypur dhe tredhur ne të tjerëve.

Unë besoj vërtetë se në këtë situatë, me aq mundësi që ka, ai kërkon vërtet të bëjë më të mirën, të shpëtojë popullin e vet nga kjo pandemi.

Dhe në këtë konkluzion nuk kam arritur sepse besoj në ndonjë vlerë të Edi Ramës, por sepse kam bindjen se edhe tirani më gjakatar i rruzullit, do të sillej po njësoj në një situatë si kjo.

Pra çdo aluzion se Rama po e shfrtytëzon këtë gjendje të jashtëzakonshme për të na shtypur edhe më shumë, nuk qëndron.

Por me të halli është tjetër.

Edhe gafa me videon edhe të tjera të ngjashme që ka bërë këto ditë, të bëjnë të mendosh se problemi fshihet gjetkë.

Sa e sa vetë janë ata që kanë pyetur këto ditë se si i merr vendimet kryeministrit? Sa e sa të tjerë, nuk kanë arritur t’a kuptojnë se në ç’mënyrë të çakërdisur i ndryshon ai oraret dhe afatet e shtetrrerthimit, pa u konsultuar me kërkënd ?

Janë pikërisht këto masa të marra nga izolimi, pa kolegjialitet dhe pa mendimin e specialistëve, që sollën këtë të shtunë ankthin dhe frikën e qytetarëve, të cilët duke mos qenë të qartë se si do të jetë e nesërmja e tyre, u dynndën si sardele drejt tregjeve, supermarketeve, dyqaneve të bukës dhe farmacive.

Pikërisht ky panik që rrjedh nga shkatërrimi i rutinës ditore të popullatës, si pasojë e vendimeve unilaterale që komunikohen nga Surreli, është thjeshtë i barabartë me më shumë të vdekur.

Po përse po ndodh kjo ?

Natyrisht jo për arsyet që thotë opozita.

Por, për të tjera që guxojnë ti thonë nën zë njerëz të niveleve të para dhe të dyta të qeverisë, që flasin për një kryeministër të trembur, të ankthosur, të panikuar.

Ata të tregojnë se prej ditësh Edi Rama i ka ndërprerë të gjitha marëdhëniet fizike me stafin dhe vartësit e vet. Se ai komunikon me ta vetëm përmes celularit dhe Whatsapp-it.

Dhe nga ana njerëzore për këtë ka plotësisht të drejtë. Sëmundja kronike nga e cila ai vuan, është në listën e atyre që shndërrohen në tragjedi, nëse preken nga covid – 19. Pra si qytetar, kryeministri ynë është plotësisht në të drejtën e tij, madje e ka për obligim, të qëndrojë i izoluar dhe larg njerëzve.

Por për pozicionin që ka, kjo përbën një problem. Pasi ai duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm, të organizojë konsultime, të tërheqi sa më shumë mendime, në mënyrë që të marrë vendimet e duhura në këtë situatë.

Kështu janë të detyruar të veprojnë edhe Conte, Macron, apo Merkel, që kanë pas vetes një administratë shumë më pak të varur nga pushteti i njëshit.

Por, për hir të rrethanave shëndetësore kryeministri që na thotë se jemi në luftë, nuk e bën dot të njëjtën gjë. Ai ka mbetur peng i rrethit vicioz që mund të na marrë në qafe të gjithëve: në këtë betejë, ai as a mund të jetë komandanti që i qëndron pranë gjeneralëve të vet, as nga ana tjetër, nuk do ti lëshojë nga duart frenat e drejtimit.

Për këtë na ndodh që nga selia e komandës në Surrel dalin fermane të çartura, të pa konsultuara dhe ankthioze.

Pikërisht se është kështu, pikërisht se për arsye shëndetësore që e obligojnë të kujdeset më shumë për veten sesa për të tjerët, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga kryesimi i kësaj lufte. Ai duhet ti’a kalojë stafetën e komandimit, mundësisht një mjeku me personalitet dhe reputacion të padiskutueshëm, i cili ti komunikojë popullësisë vendime të ekuilibruara dhe të marra në mënyrë kolegjiale, pas një debati të vërtetë ekspertësh.

Natyrisht, kjo thirrje, nuk duhet keqkuptuar si një mënyrë e ndryshme për të vënë në zbatim sloganin “Rama Ik”.

Rama pranon gafën skandaloze me “videon e dhunës spanjolle”: Ma nisi një shok

Jo, jo, kërkesa, si një klithmë në emër të interest të përbashkët, është që të dorëzojë rolin e gjeneralit të kësaj beteje. Kryeministër le të vazhdojë të rrijë, bashkë me kabinetin e tij. Lë të vazhdojë të shkojë po të dojë, në zyrën që e ka disifektuar pa pushim dhe që e ka zbrazuar nga çdo njeri. Le ta gëzojë postin qoftë edhe duke qëndruar në Surrel. Por, ama, nga kryesimi i betejës së pamundur me koronavirusin, të cilën nuk e përballon dot për arsye objektive, duhet të heqë dorë. Kjo do të jetë mirë për shëndetin e tij fizik dhe mendor.

Por mbi të gjitha do të jetë më mirë për shëndetin e gati 3 milionë shqiptarëve.  

©Lapsi.al   

27 Comments

    1. Andi Bushati ,nipi Hysni Kapos ,djali i Mehdi Bushatit çuni kurves dhe vellaji kurves kaçurrele del dhe na ben anal-istin ketu.Ti je nje fare e keqe qe nuk zhdukesh kurre.Pjellat e atij regjimi si ty ,Berisha ,Lubonja jane shushunja te verteta te ketij kombi.

  1. Ne te varferve dhe te falimentuarve s’ka video e as ushtri qe na vret më!
    Por te gjithe shpresojme ne fundin e madh te nje diktatoruci patetik ne zemer te Evropes, me ose pa virus!

  2. Bushat po kush ja var ati kurvi mo aman kur dha nje vendim te drejt, ose ligj te zbatueshem ose c do prrall qe mendon se e ligjeron te gjith tallen me te qoft dhe bashkepunetori me i afert, ky gomar i thinjur ne jeten e tije asnjeher nuk ka then te verteten por vetem shpifje, rrena, pislleqe, maskaralleqe, poshtersi, zi,frike, gjera qe si kemi par dhe ndjere ndonjeher ky gerdall plak te gjitha poshtersit e te ligeve i ka thene prandaj dhe s ja var kush me keti kurvi.

  3. Duhet te shkoje ne burg se merret me miq nga Italian nderkohe qe duhet te jete kryeminister, por edhe pse kercenon popullin si kryeminister

  4. “Unë besoj vërtetë se në këtë situatë, me aq mundësi që ka, ai kërkon vërtet të bëjë më të mirën, të shpëtojë popullin e vet nga kjo pandemi.”

    Edvin mortja don të shpëtojë vetëm bythën dhe pushtetin e vet.

    Nqs ti Bushat beson atë që kam fut në thonjëza nga shkrimi, ose je naiv, ose do të na bësh budallenj.

  5. Ky shkrim i Andit (vërtet të mënçur e kurajoz) këtë herë, më shtyn të bëj si po bën ai në këtë rast dhe të them: ia paska dërguar Andi sms Enit në emisionin e para pak ditëve!
    Të dashur gazetarë, kurajozë e të palodhur, megjithë meritat që keni, forcojini pak filtrat.
    Do jetë më mirë për të gjithë..

  6. TE PRESIM SO DO TE REAGOJN PER KETE TURP TE EDI RAMES,ASTRIT PATOZI , JOSOFINA TOPALLI DHE RUDINA HAJDARI????

  7. JUVE MERO BAZE KENI VETEM NJE MUNDESI ,TE JA FUSNI LLAPEN NE BYTH DHE TE TESTONI MOS KA TEPERATURE ANDI BUSHATI

  8. Shkrimtari i rrevoluzionit, nje mix midis ca te vertetave(qe mund te thuhen per te ndergjegjsuar veshet e njerzve, që te drejtojne ne shumice syrin kritike drejte kryeministrit se ai merr vendime) dhe nje mal me thashetheme pa baza gazetarie, qe nuk i interesojne njerzve te zakonshem! Ky shkrim shkruhet per nje rreth te ngushte ne majen e piramides, djathtas per tu bere zëmren mal dhe majtas per ti nervozuar, me qellim personal normalisht. Ju jeni frymezimi i ketyre majtas dhe djathtas sipas interesit, problemi ju filloi kur kuptuat se me i zoti mes jush doli Edi Rama, qe per fatin tuaj akoma me te keq gezon nje fare simpatie ne mes te njerzve te zakonshem, qe normalisht jan shumica, sido e sado mundim te hidhni, per te na hedhur hi syve neve dhe ti gerryeni nervat atij duke vazhduar kete miksimin banal midis ca te vertetave, ca aludime dhe shume genjeshtra, ju do trreteni nga inati, neve nga puna dhe per fatin tone te keq Edi Rama aty do jete gjithmone e me i forte se nuk leni ju te mbije lule ne kete toke.

  9. Kjo eshte nje nder analizat me te dobeta te Bushatit. Mundohet te justifikoje te pajustifikueshmen. Shume thjesht mund te thuhet se Rama di vetem te genjeje dhe mundohet te qeverise vetem nepermjet genjeshtrave. Nese shkrimi do arrinte ne kete konkluzion do ishte shume i pasakte. Beji nje analize kesaj historie Bushat. Protestat ne Algjeri qenkan zhvilluar me dt. 8 mars ne nje kohe qe gjithe bota e kishte mendjen tek virusi. Rama duke ditur kete ben sikur kjo video eshte xhiruar ne Spanje dhe deklaron nje numer te vdekurish ne kete vend gati tre here me te larte se numri real, e ketu eshte genjeshtra e dyte brendate njejtit postim. Kur Rama e kupton se ka dale zbuluar, ia keput te treten duke thene se ia ka derguar nje mik nga Italia. Te enjten ia futi me top planit te emrgjences duke genjyer me moton “genje sa me shume se dicka do e hane keta budallenjte”. Qekur ka bere debatin Besnik Mustafajn ne vitin 2000 duke paraqitur 4 parimet e tij qe ne fakt te pakten 2 prej tyre, i ka shkelur , poshteruar dhe perdhosur me mijra here, jane me miliona genjeshtrat e Rames, pra konkluzioni i pare qe duhej te dilte nga ky shkrim eshte se Rama eshte nje njeri qe cdo gje e nderton duke u bazuar ne genjeshtra. Po ashtu, eshte i gabuar edhe konkluzioni mbi luften politike te opozites ne kete rast. A e imagjinon dot Bushat se cfare do kishte bere Salvini nese Conte do kishte publikuar nje video te tille? Fola per Italine sepse Gjermania qeveriset nga grossenkoalizion dhe nuk ka opozite ne kuptimin e mirefillte, por eshte e sigurt qe Merkel do kishte dhene doreheqjen maksimumi 30 minuta pas publikimit te asaj videoje. Konkluzioni i ketij shkrimi do ishte ky, Rama ka humbur besueshmerine tek te gjithe dhe ata qe bejne sikur e besojne e bejne per interes, do te qeverise i vetem dhe eshte i paafte sepse nuk ka njohuri ne asnje fushe, eshte ne panik dhe po panikos te gjithe shqiptaret. Arsyet e panikut jane disa, frika nga coronavirusi dhe frika se po humb pushtetin, frika se do ktheje ato qe ka marre dhe frika se do perfundoje si nje qen rrugesh. Shkurt, nuk ia vlen te merresh me nje person te tille qe vetem pamjen e ka si qenje njerezore.

  10. ANDI JE GAZETARI IM I PREFERUAR SE NUK JE QE SHITESH AS BLEHESH ,ME BERI SHUME TE QESHI ME KETE POSTIMIN NE FB PER EDI RAMEN ,KUR E FUTI NE BURG ATE GOCEN PER HIQ GJE

  11. Ore Bushat nuk ka njeri dyshim qe Rama do qe ekonomia shqiptare te jete e forte, qe korrupsioni te rezultoje i ulet, qe zgjedhjet te raportohen te lira, pra qe te kete sukses, por problemi eshte se ky interes nuk e pengon te zgjedhe njerezit me te paafte por te bindur per te drejtuar ekonomine, te vjedhe buxhetin perdite sikur mos te kete te neserme, dhe te vjedhe zgjedhjet cdo dy vjet. Po, Rama ka interes ta munde pandemine, por ky interes nuk e pengon te vazhdoje te vjedhe dhe te mbaje ne jete koncensione qe e perkeqesojne situaten.

  12. Bushat,njihesh mire prej shqiptareve,por qe te arrijshe deri ne kete “derexhe”,nuk e prisja.Qendrimi i gjate me Ylli Rakipin,paska influencuar shume keq per ty.Thashe se te njohim,por kjo lloj mbrjtjeje,me shume meshire,qe po i ben Rames,eshte krejtesisht e njellojte,me mbrojtjen qe u perpoq edhe Ylli,disa dite me pare.Nuk ju falen keto kalamanlleqe,se mbaheni edhe si analiste me experience……ne fakt experience leshi.Por duhet te keni me shume dinjitet (per integritet,as qe behet fjale),me shume burreri,se me vete veprimet tuaja,po e ulni shume edhe profesionalizmin tuaj gazetaresk.Turp…

  13. ALFRED LELA E KERON FALJE FATMIR XHAFAJ ,PER KETE VIDEON E EDI RAMES NE EGJIPT thotë:

    KUR TE DAL ALFRED LELA DHE TI KERKOJ FALJE EDI RAMES PSE JA ZBULUAN KETE VIDEON HAHAH HAHA

  14. Dhe nderss Berisha ka me dhjetra video fake, ose fende, te para dhjete vjeteve, nga Irani, Afrika, Azia, Vietnami dhe askush nuk shkruan.
    Rama asht burre. Te pakten kerkon ndjese.
    Berisha s,di me kerku falje. Se asht bir i Enverit hante dreka e darka me cunat e Enverit.

  15. kishe 5 dite rrije urte ando. mezi prisje te dikte dicka per te share dhe ja ypp futja. legen. gazetar qe shkruan vec per zi e lig. ashtu do jesh dhe perbrenda. legen

  16. Nga artikulli – “[Unë besoj vërtetë se në këtë situatë, me aq mundësi që ka, ai kërkon vërtet të bëjë më të mirën, të shpëtojë popullin e vet nga kjo pandemi.]”

    Ky është kulmi i naivitetit Andi, ketu Rama pastër kërkon te terrorizoje popullatën dhe te përhapi panik. Kjo gjë duket shqeto dhe është tamam ne natyrën e tij mashtruese dhe psikopatike. Nuk jam akoma i sigurt nëse autori po tregohet naiv apo largqoftë është kthyer në një vegël te sistemit, por tani per tani anoj nga e para.

    Në vend qe te mbaje një pozicion neutral dhe vëzhgues qe i sheh gjërat nga lart dhe tëresisht me ftohtësinë e analistit, me keqardhje vë re se autori është bërë padashje pjesë e lojes se virusit. Per sa kohe qe vazhdon të përdoret terminologjia si “korona virusi po na shkatërron, kryeministri duhet te punoj me shume, mjeket botërore akoma po punojnë për ilaçin magjik, …” e të tjera si këto, këto legjitimojne akoma me shume status quo-n dhe nuk te lejojnë te bësh pyetje më të thella dhe më të rëndësishme, që kanë të bëjnë me gjithë këtë tragjedi te sajuar qe po jetojmë.

    Tjetra, perse mendon se kryeministri vepron vetëm?! Nëse mendon se ai i nxjerr vetë vendimet, sapo i sheh ato ne enderr, është një shembull tjetër i naivitetit të autorit, per te ardhur keq vërtet. Kryeministri është ne kontakt te vazhdueshëm me individë me qëllime shumë të errëta për popullin, prej të cilëve merr edhe urdhrat. Keto janë gjëra te planifikuara dhe te organizuara ne detaje dhe Rama është pjesë e ndërgjegjshme e kesaj loje të ndyrë.

    P.S. Kam përshtypjen se autori është thellësisht i painformuar për sa po ndodh përreth, ushqyer vetëm nga ajo qe ofron media e shtetit ose ajo e lidhur me to. Premisa te gabuara të çojnë ne përfundime te gabuara.

  17. Nese do ishim ne lufte , gjysma apo trecereku i njerzve nuk do e donin per komandant nje tradhtar si Drama.
    Dhe jo vetem qe nuk do e donin, por do i benin ate qe behet ne lufte me tradhtarin.

  18. Nuk po e kuptoni se ky palo kryeminister me vendimet emarra Duke reduktuar oraret e supermarketeve , oraret e furrave te bukes, duke reduktuar orarin e levizjeve nuk po ben gje tjeter vecese po perhap virusin me shpejte che ne numer me te madh .Po e spjegoje si ndodh , ne qoftese nje dyqan ushqimore e mban hapur dyqanin supozojme 10 oredhe ka nje numer klientesh300 i bije qe dendesia per nje ore te jet 30 klient ,neqoftese reduktojme orarin e dyqanit nga 10 ne gjashte ore atehere 300 klient per 6 ore i bie dendesia 50 klient per nje ore . Kuptohet se koronavirusi perhapet me shpejte che me shume kur dendesia eshte me e madhe ne rastin tone eshte 50 . Keto veprime ky mashtrues i ben me qellim se i leverdise te zvogeloje numrin e popullsise e ti zevendesoje me refugjatet e afrikes e te azise per te sunduar edhe per shume vite . Ky nuk jeton dote po nuk qe kryeminister ,dita e pare kur nuk do te jete kryeminister osé do veje ne cmendin osé do vrasi vehten . Kurse keto makina te blinduara , ushtar te armatosur, pollice ne per rruget e Tiranes Jane sa per shou per te maskuar qellimine vertet

  19. je njesh andi, vetem se pas meje, dmth une jam njesh, ti je dysh. Pasi ja lepiva une, per ty nuk ngeli gje. Sadisti nga surreli do ti beje njerezit te ecin me vertikale, dhe perseri une dhe ti do ta justifikojme, sepse na pelqen diktatura (ashtu sic thua ti qe nuk ka gjakatar qe do vdekjen e popullit te tij)

  20. o Milet dele qe mbroni nje te semure mendor perse merreni me Andin dhe jo me ato probleme qe ai ngren sci bejne te gjithe gazetaret ne bote.Shifni se cfare masash ekonomike po marrin vende te ndryshme per qytetaret e tyre dhe cfare mesazh percjellin ne publik. “Gjenerali” juaj i droguar ska bythe te dale nga bunkeri po vetem kercenon dhe ju fyen se e di qe jeni pa dinjitet dhe kurajo dhe i bindeni verberesht . Shikoni se cfrae pyetjesh bejne gazetaret ne mbare boten qeverive te tyre dhe cfare informacioni e llogaridhenia ka nga keto qeveri. Ata perdite kane konferenca shtypi me Trump ne amerike, hapni pak CNN dhe do bindeni

  21. Rrofte Gjen.-Ko(q)l. Edvin Rama
    Si strateg i papare po lufton si luan ne vijen e pare te frontit kunder Armikut dhe Tradhetarve te vendit i vendsur per ta bere zap kete derr milet. Jemi me fat qe patem kte gjeni te luftes kte Skenderbe te…Spiropalit, se zoti naruajt sikur te kishim pase ndonje tjeter!!!. Thuhet biles, larg qofte , se Gjermanet ja kane vene syrin per ta zevendesuar me Merkelin ,pasi kte te fundit pritet ta denojne per TRADHETI.
    Gjen. ko(q)l. edi po behet cope per popull e sikur te mos mjaftonte kjo dalin disa capacule me i phone dhe guxojne ti japin mend apo zoti na ruajte ta kritikojne , por lukunia Rilindase si nje turp i vetem rreth Komandantit po jua tregon vendin .
    Rofte komandant Gjeneral Kolonel Edvin Rama !
    Tradhetaret ne plumb!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu