• |
ide | kryesore

Tifozët e Dortmund dhurojnë mbi 70 mijë euro në salsice e birra “virtuale”

Sport



Një dhurim që korrespondon mbi atë sa do të kishte shpenzuar për një pjatë me salsice, patate të skuqura e një birrë në një ditë normale kampionati, përpara se të shkojnë të shohin ndeshjen brenda të Borussia Dortmund. Kështu, në një të dielë jo-kampionati për shkak të emergjencës koronavirus, tifozët verdhezinj kanë mbledhur 73.611 euro që kanë shkuar në mëbështetje të bareve e restoranteve të qytetit të mbyllur për shkak të gjendjes emergjente. E gjitha kjo, falë organizimit të një “dite ndeshje virtuale” në Internet. Në faqen e klubit, tifozët kanë gjetur linkun e një faqe që tregon 86 restorantet e regjistruara për këtë operacion. Të gjithë mund të klikojnë mbi lokalin që frekuentojnë zakonisht gjatë rrugës për në stadium e të bëjnë një dhurim që i korrespondon konsumit të tyre ditën e ndeshjes.

Shumë prej këtyre restoranteve e realizojnë xhiron më të madhe në ditët e ndeshjeve të Dortmund, kur më shumë se 80.000 persona vërshojnë në stadium. “Jemi entuziastë e ndershmërisht të prekur, kur shohim sa shumë njerëz kanë marrë pjesë në këtë operacion e kanë dhënë mbështetjen e tyre për barin e preferuar duke paguar pak euro”, ka deklaruar drejtori i marketingut të klubit, Carsten Cramer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *