• |
ide | kryesore

Lukaku te Juventus, tifozët zikaltër të tërbuar: “Tradhëtari më i keq, më i urryeri i historisë”

-Instant, Sport
Lukaku



Lajmi për një Romelu Lukaku të gatshëm për të pranuar lajkat e Juventus erdhi si rrufe në qiell të pastër në galaktikën sociale të tifozëve të Inter. Që nga mbrëmja e së premtes vonë, zikaltrit janë tërbuar në Twitter dhe Instagram. E përmbajtja e mesazheve është pak a shumë gjithmonë e njëjtë. Nëse thashethemet do të konfirmoheshin, cilido qoftë rezultati përfundimtar i negociatave, ajo e Big Rom do të konsiderohej nga të gjithë një tradhëti.

Në këto orë, të shumtë janë ata që po i kujtojnë intervistat në të cilat sulmuesi belg ka deklaruar se nuk do të pranonte kurrë oferta nga Juve apo Milan. Të tjerë pastaj kanë nxjerrë në skenë imazhet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Coppa Italia. Pikërisht atë në të cilën Romelu shfrynte kundër publikut të Stadium pasi shënoi penalltinë e 1-1. E pyetja që ngrihet tani është e thjeshtë. Si është e mundur që ai të mbrojë tashmë ngjyrat bardhezi?

LUKAKU, NJË MERCENAR

Mes zemërimit dhe mosbesimit, disa e përcaktojnë atë si një mercenar. Ky grup tifozëzh argumentojnë se Lukaku mund të bëhet një nga ish-lojtarët më të urryer të Inter të të gjitha kohërave. Të tjerë e krahasojnë atë me Mauro Icardi. Ata nënvizojnë se argjentinasi, pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë, asnjëherë nuk u tha po skuadrave të tjera italiane.

Lexo më tej: Romelu Lukaku telefonon natën, Ausilio nuk e lë të flasë: Inter e mbyll raportin me belgun

Pastaj janë tifozët më pragmatistë, ata që reflektojnë për faktin se ai është gjithsesi një lojtar në pronësi të Chelsea. Kështu, për ta, është më e lehtë të shohin përtej. Madje dikush pretendon se moskthimi i belgut do të ishte dicka e mirë për ekipin. Klubi, sipas tyre duhet të shohë për profile të tjera, sepse marrëdhëniet janë komprometuar në mënyrë të pariparueshme. Në fund, ka edhe nga ata që po mendojnë për revanshin, me idenë për ta mundur atë në derbin e Italisë….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *