• |
ide | kryesore

1 milionë euro për tre njësi terapie intensive: CR7 e Jorge Mendes në fushë kundër Covid 19

Sport



Cristiano Ronaldo e menaxheri i tij Jorge Mendes do të financojnë tre njësi terapie intensive për pacientët e infektuar me koronavirus në spitalet e Lisbonës e Oportos. Dhurimi i tyre, flitet rreth një milion euro, do të shërbejë për të pajisur dy reparte në spitalin Santa Maria në Lisbonë (për një total prej 20 vendesh të reja) e një në spitalin Santo Antonio në Oporto (15 shtrate të tjera).

Konfirmimi i gjestit bamirës ka ardhur nga klinikat që do të përfitojnë shërbimin. “Jemi kontaktuar nga Jorge Mendes, që është ofruar vullnetarisht bashkë me Cristiano Ronaldo për të financuar dy njësi të terapisë intensive për pacientë kritikë të infektuar nga COVID-19 – ka shpjeguar Daniel Ferro, presidenti i Santa Maria – . Ka ventilatorë, monitorë, pompa për infuzion, shtrate, të gjithë aparaturat që bëjnë pjesë në një njësi të terapisë intensive të plotësuar për të furnizuar asistencë një pacienti të infektuar me COVID-19”.

“Kjo njësi do të lejojë hapjen e 15 shtretërve të terapisë intensive, plotësisht të pajisura me ventilatorë, monitorë e pajisje të tjera – bën të ditur presidenti i këshillit të administrimit, Paulo Barbosa i Qendrës Hospitalar Universitário do Porto (CHUP), ku bën pjesë spitali Santo António – Qendra Hospitalar Universitário do Porto falenderon Cristiano Ronaldo e Jorge Mendes për këtë inisiativë të domosdoshme, në një moment në të cilin vendi ka shumë nevojë për të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *