• |
ide | kryesore

“Alo, jam Ancelotti”: tekniku i Everton telefonon tifozin e sëmurë

Sport, Video



Nga koha kur në janar u largua nga Napoli për tu kthyer në Premier League, Carlo Ancelotti është pritur ngrohtësisht nga tifozët e Everton, që e deshën që në momentin e parë e akoma më shumë pasi e nxorri skuadrën nga lufta për mbijetesë në zonën Europiane. Një afeksion i madh, që tekniku italian ka dashur tia kthejë, në një moment shumë delikat si ky, duke telefonuar në shtëpinë e Mark, një tifoz 52 vjecar i sëmurë nga një patologji neurologjike që i ndjek Toffees prej një jete: “Si je? Jam Carlo!”.

Telefonata nis kështu. “Kush?”, pyet me pabesim i sëmuri, me profesion polic, i detyruar të izolohet në shtëpi pikërisht kur koronavirus shpërndahet në Angli: “Trajneri i Everton – përsërit Ancelotti – e di që je një tifoz i madh i joni, nuk është kështu?”. “Në realitet trajner, jam një tifoz i madh edhe i juaji. Jeni një person i mrekullueshmë” ishte përgjigja e emocionuar e Mark.

“Më quaj Carlo, i thotë Ancelotti – ‘mister’ në Itali përdoret për personat e rëndësishëm, unë jam vetëm një trajner” vazhdoi Anceloti që bisedoi në lidhje me ndeshjet e përjetuara në Goodison Park, apo edhe transfertat që Everton ka zhvilluar në Europë. Shpresa e Mark natyrisht është ajo për të përjetuar sërisht emocionet e stadiumit: “Goodison Park është si shtëpi e dytë për mua, do të kthehem sapo e gjithë kjo të marrë fund” thotë Mark e Ancelotti e siguron: “Të jemi pranë, kjo duhet të jetë e qartë. Për gjithcka do të kesh nevojë, njofto klubin”.

“Kjo telefonatë do të më japë forcën për të vazhduar përpara trajner” e përshëndet Mark në fund të telefonatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *