• |
ide | kryesore

“Pagat nuk preken”: Messi e të tjerët i thonë “Jo” shkurtimit të propozuar nga Barcelona

Sport



Messi e shokët e skuadrës kanë refuzuar propozimin e Barcelonës për të shkurtuar pagat gjatë ndalesës së kampionatit për shkak të emergjencës koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle ‘As’. Tani klubi blaugrana duhet të vendosë nëse do të aplikojë në mënyrë të njënashme për të gjithë sportistët e tij shkurtimin në 70% të pagës, që për skuadrën e parë do të ishte 50%.

Erte, mekanizmi i adoptuar në Spanjë që lejon pezullimin e kontratave të punës e reduktimin e ditëve të punës, do të shkurtonte 70% të pagës për të gjithë skuadrat profesioniste. Sidoqoftë, presidenti i Barcellona Bartomeu ka propozuar një lloj kompensimi për lojtarët e skuadrës së parë, në mënyrë që shkurtimi të mos kalojë 50%. Por nga lojtarët, për momentin, ka ardhur refuzimi. Cda e klubit blaugrana do të vlerësojë tashmë hapat për të ndërmarrë, por rrugët janë vetëm dy: përgjysmim ose përplasje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *