• |
ide | kryesore

Gjermani/ 270 viktima dhe 45 000 raste me koronavirus

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rastet me koronavirus në Gjermani vazhduan të rriten, pavarësisht masave drastike të izolimit për të penguar përhapjen e virusit.

Numri i rasteve sot arriti në 44 439, ndërsa numri i viktimave u rrit në 270, sipas faqes online me qendër në Berlin, “Coronavirus-Monitor”, që përpilon shifrat e përditësuara nga autoritetet lokale shëndetësore.

Autoritetet raportuan 48 viktima dhe rreth 5 000 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përjashtoi dje mundësinë e lehtësimit të masave të izolimit, duke theksuar se rastet e reja vazhduan të rriten me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit.



3 Comments

  1. Ça masa drastike more, e kuptoni ça kuptimi ka fjala ‘drastike’. Në Gjermani kanë marrë disa masa të lehta që kanë kufizuar punën në disa dyqane e ndërprerë shkollat e kopshtet ndërkohë që transporti, ndërtimi, supermarketet, klinikat dentare etj vazhdojnë. Drastike ju duken këto masa juve?
    Gjrrmania është në të njëjtën trajektore me Italinë dhe shteti i leshit heziton të bëjë bllokimin total edhe pse po identifikohen mbi 6 mijë të sëmurë në ditë.

  2. Normal qe heziton sepse demokracia, lirite dhe te drejtat e njeriut jane me te rendesishme, Po ne Shqiptaret nuk e kuptojme dot se si kemi pas ndonjehere. Se eshte shtet leshi Gjermania prandaj nuk po pushojne Shqiaptaret, Italianet, Francezet se emigruari atje. Mos flisni budallalliqe.

  3. e di si flasin shqipot? sikur mendojne se te gjith jetojne e mendojn si ky psikopati km. a thu se ne nuk kemi njerez qe na jetojn prej vitesh. e tufe bagtie ne e nuk dim ca beheh. mos i besoni per asgje . po edhe televizret mos i hapni fare mire do beni. do jeni sh.mire. keta kane katandis ne nivelin e kafshes pa kok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *