• |
ide | kryesore

Gruan e ka me kancer, Nainggolan i terrorizuar nga Covid 19: “Kam frike se e infektoj”

Sport



Bashkëshortja e tij Claudia po lufton prej mujash me një tumor e në këtë moment të emergjencës botërore për koronavirus, Radja Nainggolan pranon frikën e tij më të madhe. “Claudia, natyrisht, ka një sistem imunitar të dobët. Shpresoj që e gjithë kjo të kalojë shpejt sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm – rrëfeu mesfushori i Cagliari -. Terapitë janë shtyrë e po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, duhet ta pranoj. Kam frikën se mos infektohem unë kur dal për pazar e ia transmetoj asaj koronavirus”.

Ajo e ka kaluar pjesën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e konservimit. Unë marr të gjitha masat e rastit e ndjekim direktivat e mjekëve” ka thënë belgu për Vier.

Mesfushori po e kalon karantinën me familjen e mezi pret të kthehet në fushë. “Jam i qetë, pres lajme e vazhdoj të stërvitem në shtëpi, edhe pse në kjo mënyrë jetese nuk është për mua. Të qendroj gjithnjë në shtëpi kthehet në një mërzi absurde. Luaj me shokët në PlayStation, kërkoj të kaloj kohën e lirë – ka shtuar mesfushori -. Dje bëra një tortë me vajzën time, por doli cka. Provoj edhe të bëj dj për të kaluar momentet. Sapo të përfundojë karantina, dua të kaloj një mbrëmje të bukur si dikur… E tani, pas gjithë kësaj kohe, shpresoj të vazhdoj të luaj deri 50 vjeç”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *