• |
ide | kryesore

Infarkt në timon dhe aksident rrugor: humb jetën e dashura e sulmuesit të Velez

Sport



Tragjedi në Argjentinë, ku si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën, në moshën 25 vjecare, Melody Pasini. Vajza ishte e dashura e Ricardo Centurion, sulmuesi anësor i Velez, që ka luajtur më parë edhe në Itali me Genoa. Vajza ishte në drejtimin e makinës kur është goditur nga një infarkt, që i bëri të humbasë kontrollin e mjetit.

Klubi aktual i italo-argjentinasit ka publikuar një komunikatë për shtyp për të shprehur ngushëllimin dhe afërsinë me lojtarin: “Klubi qendron pranë Ricardo Centurión në këtë moment të vështirë, pasi ka mësuar lajmin e trishtë të vdekjes së të dashurës së tij, Melody Pasini. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë. Forca Centu!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *