• |
ide | kryesore

Pas vetëkarantinimit, Aurela Gaçe ka kritika për televizionet

Paparazzi, Slider



Aurela Gaçe u detyrua në fillim të muajit mars që të kthehej nga turi i koncerteve që kishte në SHBA, për shkak të situatës me koronavirusin dhe masat që u morën për të ndalur përhapjen e tij. Me t’u kthyer në atdhe, këngëtarja dhe grupi i saj u vetë-karantinuan, duke zbatuar kështu rregullat e vendosura por dhe duke u kujdesur që të mos rrezikonin shëndetin e familjarëve të tyre.

Ndërkohë në një video artistja ka shpjeguar arsyen se përse gjatë kësaj periudhe nuk është shfaqur në intervista, duke kritikuar dhe gazetarët e emisioneve. Aurela thotë se i kuptonte kërkesat e tyre por filluan të bëheshin fyese, pasi asnjëri nuk e pyti fillimisht se si ishte. Për të ishte e qartë që nuk e ndiqnin dhe nuk e kishin idenë për gjendjen e saj, por thjesht donin të dinin si ja kalonte.

Ndoshta dëshira për të bërë lajmin ose për të na pasur në Skype orë e minutë ishte shumë e madhe por duhet ta kuptojnë se dhe ne njerëz jemi dhe kemi ankthet tona. Kemi frikërat tona që nuk ka lejojnë të jemi të gëzuar, ashtu siç njerëzit presin që ne të jemi”- thotë ndër të tjera ajo në video-mesazh. Të njejtën gjë këngëtarja tha dhe për disa prej ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët ndryshe nga ata që e pyesnin çdo ditë si ishte, i kërkonin të dilte “live” në Instagram ,të qeshte dhe të këndonte, në një periudhë kur ishte shumë e trishtuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *