• |
ide | kryesore

Reina tregon 25′ minutat e terrorit të Covid 19: “Më mungonte ajri”

Sport



“Është si një kamion që të shtyp”, kishte rrëfyer për hërë të parë në eksperiencën e tij të infektimit nga koronavirus. Tani Pepe Reina ëhstë më mirë, pasi ka kaluar javën e parë mbyllur në një dhomë. Momenti më i keq është kaluar tashmë, sidomos ato 25 minuta në të cilat nuk merrte më frymë: “Më mungoi oksigjeni, sikur fyti papritur të ishte shtrënguar e ajri nuk arrinte të kalonte. Fiziku ka reaguar mirë. Në fund ishte si një grip i fortë”.

E diagnostikuan me Covid-19 mjekët e Premier: “Këtu në Angli tamponet i bëjnë ekskluzivitsht për të sëmurët rëndë, në rastin tim nuk kishte dyshime – vazhdoi portieri spanjoll për ‘Corriere dello Sport’ – Më kanë dhënë gjithë informacionet e duhura, përvec protokollit për të ndjekur”. Deri në maj portieri është në huazim tek Aston Villa, pastaj? “Tani për tani nuk e di si do përfundojë. Nga këto anë situata është agravuar në 5 apo 6 ditët e fundit. Por kufizimiet janë më të lehta se në Itali”. Mendimi i Reina shkon për Spanjën e tij, ku emergjenca koronavirus është dramatike: “Lëvizën me vonesë, kam frikë se Spanja do ta kalojë Italinë nga ana e të infektuarve dhe vdekjeve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *