• |
ide | kryesore

Koronavirus çon Son ushtar: lojtari i Tottenham thirret tek ‘marines’ në Kore

Sport



Një muaj stërvitje ushtarake në trupat e ‘marines’. Këtë i ka kushtuar sulmuesit të Tottenham Son Heung-min, ndalesa e Premier League të paktën deri në 30 prill. I kthyer në Korenë e Jugut, sulmuesi duhet të përmbushë tashmë detyrimin e shërbimit ushtarak. Futbollisti kishte marrë përjashtimin nga detyrimi pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Aziatike të 2018, por tani nuk mund ti shmanget më detyrimit: nga 20 prilli do të bëjë stërvitje në një bazë në ishujt e Jeju.

Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat janë të detyruar ti nënshtrohen këtij ligji për një periudhë 18 mujore, por sportistët që fitojnë të artën në Lojërat Aziatike ose një medalje në Olimpiadë, mund ta zëvendësojnë me një stërvitje në bazë, ose një shërbim për komunitetin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *