• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri mëson datën e nisjes së gjyqit në Apel

Lajme, Të fundit

Ne daten 9 prill, Gjykata e Apelit ka caktuar zhvillimin e seancës per ish- ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Bashkë me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtu distancën sociale.


Kujtojme se Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

4 Comments

  1. ka km qe i del cdo banditi ne krah. se kapoja i madh i tyre eshte. packa se ” reforma” dhe drejtsia.”ecin mir”. sa ti varesh vargje hudhra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu