• |
ide | kryesore

Si u infektuan 2 familje në Shkodër, mes tyre një fëmijë 13-vjeç

Lajme, Të fundit



Numri i te prekurve me koronavirus ne vend ka mbërritur ne 304 persona. Shkodra është qyteti që ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se 12 raste të reja janë konfirmuar në Shkodër.

“Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët në terren” – tha ajo.

Rakacolli theksoi se “Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik”.

Me tej, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u beri apel qytetareve qe të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social dhe të shmangin vizitat nëpër familje të tjera.

“Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”- tha Rakacolli.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Fier 25 raste
– Shkodër 22 raste
– Korçë 16 raste
– Lezhë 11 raste
– Elbasan 8 raste
– Kavajë 8 raste
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
– Vlorë 5 raste
– Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Lushnje 4 raste
– Mirditë 3 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Berat 1 rast



2 Comments

  1. Nuk e kuptoj, kemi 4 javë në izolim dhe rastet sërisht po shtohen. Në vend që të ulej numri pas 4 javësh prej izolimit ai vazhdon të rritet.
    Duke marrë parasysh që koha e inkubimit (ose koha që të shfaqi efektet e sëmundjes virusi) është 2 javë do të thotë se këta njerëz kanë dalë nga izolimi të pa mbrojtur para dy javësh. Dhe si rrjedhojë janë infektuar.
    E kuptoj rastin kur nuk ka informacion por kur të gjithë bërtasin nëpër media: izolim, izolim atëherë c’dreqin patën këta që dolën nga shtëpia.
    Mos të flasim pastaj për ata “të zgjuarit” që vijnë nga vendet e prekura në Shqipëri dhe shkojnë dhe takojnë familjet e tyre.
    Meritojnë të mos trajtohen fare nga shëndetsia!

    1. Normal qe kan dale o shoku, ne Shkoder nuk vendos njeri maska plus skandalet qe shohim neper markete… Vetem kur ti merret fryma marrin vesh keto se deri tani e shohin si loje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *