• |
ide | kryesore

Dhurim anonim prej 900 mijë euro kundër Covid 19: Neymar ‘tradhëtohet’ nga mediat braziliane

Sport



Edhe Neymar ka zbritur në fushë në luftën kundër koronavirus dhe e ka bërë me një dhurim bujar, të cilin ka tentuar ta mbajë anonim. Ylli i Paris Saint Germain, në fakt, ka vendosur dorën në portofol duke derdhur 5 milionë real (afërsisht 900.000 euro) për të luftuar pandeminë që po trondit planetin: shifra është ndarë mes Unicef e një fondi solidariteti të hapur në Brazil e që mbështetet nga disa persona të famshëm në botën e sportit e spektaklit.

Gjesti i kampionit është planifikuar të ishte në formë anonime në fillim të javës së kaluar, por më pas është bërë publik nga transmetimi sportiv Fofocalizando, që ka vendosur ta zbulojë futbollistin bamirës sepse “mund të shërbejë si nxitje për sportistë të tjerë apo personalitete të tjerë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *