• |
ide | kryesore

Fifa “grumbullon” Lautaro Martinez për Olimpiadën e Tokio: shtyrja e Lojrave rrit edhe moshën e lejuar

Sport



Saktësimi i Cio (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) e Fifa-s në të cilën specifikohet se në turneun e futbollit të Tokyo 2020 do të pranohen edhe futbollistë të lindur në vitin 1997, që teorikisht me shtyrjen e Lojërave në 2021 nuk do të kishin mundur të merrnin pjesë, i jep frymëmarrje lehtësimi teknikut të Argjentinës Fernando Batista. Në fakt, tani seleksionuesi i formacionit Olimpik Albiceleste mund të besojë tek ylli i tij, interisti Lautaro Martinez, lindur në 22 gusht 1997, e në këtë pikë i “grumbullueshëm”.

Batista, që në Japoni kërkon të fitojë medaljen e artë, është i sigurtë se mund të bindë Inter të lirojë sulmuesin (për Olimpiadën klubet nuk janë të detyruar të lënë të lirë lojtarët e tyre), ndërkohë pas saktësimit të bërë nga Cio e Fifa, tekniku argjentinas mund të ketë në dispozicion edhe lojtarë si Montiel (River Plate), Ascacibar (Hertha Berlin), Robertone (Velez) e ish-romanisti Ponce (Spartak Moskë), të gjithë pjesë e organikës së tij dhe të lindur në ’97.

Një tjetër saktësim pritet të vijë tashmë nga Fifa, për të mësuar nëse në Tokyo 2020 mund të përdoren edhe tre lojtarë jashtë kuote, si ka ndodhur gjithnjë në Olimpiada: më shumë se Argjentinës, në fakt, cështja i intereson Brazilit për Neymar e Egjiptit që dëshiron të grumbullojë Salah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *