• |
ide | kryesore

Djali i Hagi në shënjestrën e Tares: Lazio gati të bëjë goditjen

Sport



Një kampion në ADN për Lazio. Klubi bardhekaltër po lëviz mbi Ianis Hagi, i biri i Gheorghe, talenti më i madh i futbollit rumun, që në vitet 80 e 90 veshi fanellat e Steaua, Real Madrid, Barcellona e Galatasaray. I biri Ianis, që është 21 vjec dhe luan për Rangers, në krahasim me të atin është më sulmues, edhe pse preferon gjithashtu të luajë pas dy sulmuese. Në Itali ka luajtur më parë për Fiorentinën, por ishte shumë i ri dhe në 1 vit e gjysëm u largua me destinacion Vitorul Costanza, skuadra në të cilën ishte rritur, e nga aty kaloi tek Genk, që bleu kartonin. Me skuadrën belge luajti gjysmën e parë të sezonit, të dytën po e zhvillon tek Rangers, ku u transferua në huazim në janar.

Me të dy formacionet ka bërë përfaqësime të mira dhe tani mund të kthehet në Itali (14 ndeshje e 3 gola me belgët, 7 ndeshje e 1 gol me skocezët). Lazio e ka vënë në shënjestër, profili i tij i intereson shumë Tares. Për Hagi junior, në fakt, shoqëria romane lëvizi edhe një vit më parë, por pa insistuar. Tani cështja është kthyer në tavolinën e drejtuesit shqiptar, që e sheh si një investim të arsyeshëm. Genk e mori për rreth 5 milionë euro e mund ta shesë jo për shumë më tepër. Problemi përfaqësohet nga Rangers, që mund të ushtrojë të drejtën e blerjes. Në këtë rast operacioni do të komplikohej e do të bëhej më i kushtueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *