• |
ide | kryesore

Juventus bën planet, Pogba i bindet Zidane: prioriteti Real Madrid

Sport



Respekti e dashuria për fanellën bardhezi nuk është në diskutim, por e ardhmja jo detyrimisht shkon në të njëjtën drejtim. Paul Pogba nuk e ka harruar aspak të kaluarën e tij në Torino me Juventus, skuadra që e bëri të njohur, por e ardhmja (që duket larg Manchester United) e con më shumë Madrid e jo më në Itali. Mesfushori francez e ka siguruar në këtë drejtim shumë herë Zidane, duke i treguar prioritetin e tij.

Menaxheri i francezit Mino Raiola, disa herë në kontakt në javët e fundit me drejtuesit merengues, përmes lëvizjeve tregon se lojtari ka zgjedhur. Tek Juventus po bënin gati planin e sakrificave për të marrë Pogba, por thirrja e Zidane është më e fortë. Edhe në kushtet e emergjencës koronavirus, Pogba është i destinuar të largohet nga United këtë verë: për klubin anglez është rreziku ta humbasë me parametër zero në 2021, por edhe me uljen e cmimeve të kësaj situate, një operacion si ai që përfshin francezin vërtitet gjithnjë rreth 100 milionë euro.

Para që Real Madrid është gati ti investojë për të kënaqur Zidane, vetë Pogba e natyrisht edhe Mino Raiola. Juventus në anën tjetër nuk do ti prishë mardhëniet me menaxherin e fuqishëm italo-hollandez, të cilin e ka aleat për të marrë nga Milan Gigio Donnarumma, në skadencë kontrate pas një viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *