• |
ide | kryesore

Inisiativa unike: lojtarët ndalohen të dalin, Schalke bën pazar për ta

Sport



Bundesliga është organizuar për tu kthyer në fushë sa më parë e madje flitet për në fillim të majit. Për këtë arsye, pothuaj të gjitha skuadrat kanë rifilluar stërvitjet, duke respektuar rregullat e ashpra të sigurisë. Mes tyre është edhe Schalke 04, që ka vendosur të ndërmarrë një inisiativë ekzemplare për lojtarët e saj.

Për të evituar kontaktet me persona potencialisht të infektuar, të gjithë lojtarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në qendrën sportive, ndërsa për ti siguruar ushqimin do të mendojë vetë shoqëria. Praktikisht, Schalke do të marrë listën e shpenzimeve nga lojtarët e ditën tjetër ata do të kenë në shtëpi gjithcka kanë kërkuar. Për më vesvesët, është në dispozicion kuzhinieri i shoqërisë, që do ti dërgojë në shtëpinë e Dahoud e të tjerëve pjatat e kërkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *