• |
ide | kryesore

Tronditet Gjermania, klubi historik gjerman Schalke 04 rrezikon të zhduket

Sport
Schalke 04



Moment jashtëzakonisht kompleks te Schalke 04. Klubi (shtatë herë fitues i Bundesligës dhe shpesh prezent në garat evropiane) është i katërti nga fundi në Bundesliga 2. E tani, sipas asaj që mësohet, Schalke 04 rrezikon të zhduket nga futbolli profesionist.

KLUBI RREZIKON RËNIEN E DYTË RADHAZI

Pas rënies sezonin e kaluar, vijon kriza e zezë për Schalke 04 (e drejtuar nga Karek Geraerts), sërish në fund të renditjes edhe në Bundesliga 2. Një krizë e qartë, për sa i përket fushës, që shkon paralelisht me situatën delikate të shoqërisë. Klubi është i zhytur në borxhe dhe gjithnjë e më shumë në prag të falimentimit.

Lexo më tej: Zyrtare/ Schalke 04 ndërpret marrëveshjen me Gazprom: shkak konflikti në Ukrainë

NË FIJEN E FALIMENTIMIT

Në këtë drejtim hyn në lojë një skenar i bujshëm. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sports Germany, në fakt, nëse skuadra do të binte sërish nga kategoria, do të ishte pothuajse e pamundur të regjistrohej në divizionin e tretë. Kjo për arsyen e thjeshtë: borxhi i madh prej rreth 165 milionë eurosh që rëndon në arkat e klubit. Prandaj, nëse do të ndodhte eventualiteti i lartpërmendur, Schalke ka të ngjarë ta gjente veten të detyruar të fillonte përsëri nga amatorët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *