• |
ide | kryesore

Aktorja i ndërron emrin të birit sepse tingëllonte si organ gjenital

Paparazzi, Slider



Dëshira për një emër të veçantë ka bërë që një aktore e famshme të gabojë me zgjedhjen për vogëlushin e saj. Amy Schumer ka zbuluar se ajo ka ndryshuar emrin e djalit të saj pasi e kuptoi që tingëllonte si organ gjenital. Komediania priti fëmijën e saj të parë me burrin Chris Fisher më 5 maj 2019 dhe e quajti atë Gene Attell Fisher, emri i mesëm i zgjedhur në nder të mikut të saj të ngushtë dhe komikut Dave Attell, 55 vjeç, i cili luante me Amy-n në filmin Trainwreck.

Por ylli 38 vjeçar i filmave zbuloi këtë javë se çifti tani ka ndryshuar emrin e mesëm të Gene.

“A e dini ju që emri Gene i vogëlushit tonë është ndryshuar zyrtarisht? Tani quhet David Fischer. Ishte Gene Attell Fischer, por e kuptuam që pa dashje e kishin quajtur djalin Genital”, shpjegoi Amy.

Aktorja shpjegoi se emri i mesëm i babait të saj Gordon Schumer është gjithashtu David, kështu që emri sërish mbetet i veçantë.

Emri i parë i djalit të saj mendohet se ishte vendosur në nder të aktorit të ndjerë dhe komedianit Gene Wilder.

Amy dhe Chris u martuan në Malibu në shkurt 2018 dhe mirëpritën djalin e tyre vitin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *