• |
ide | kryesore

Ç’do të ndodhë me Festivalin e Kanës këtë vit?

Paparazzi, Slider



Festivali i Filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Organizatorët fillimisht e shtynë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se ata synojnë ta organizojnë atë në qershor ose në korrik të këtij viti.Por në një deklaratë të fundit, ata thanë se tashmë festivali “nuk është më i mundur” pasi Franca zgjati masat e izolimit këtë javë.Ata nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por thanë se shpresojnë “t’i komunikojnë menjëherë” ato.Festivali prestigjoz fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në jug të Francës nga 12 deri në 23 maj.Kur festivali u shty për herë të parë, presidenti i tij, Pierre Lescure, tha se ai ishte optimist se do të mbahej këtë vit.Lescure i tha gazetës Le Figaro në atë kohë që ai besonte se kulmi i epidemisë do të “arrihet në fund të marsit dhe se do të marrim frymë pak më mirë në prill”.Por të hënën, Presidenti Francez Emmanuel Macron njoftoi se bllokimi i vendit do të zgjerohej deri më 11 maj, dhe se ngjarjet publike nuk mund të mbahen deri në korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *