• |
ide | kryesore

Humbi punën, fitoi 4 milionë dollarë nga llotaria

Paparazzi, Slider



Emergjenca e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, bëri që të mbetej pa punë. Protagonist i kësaj ngjarje të raportuar në mediat australiane, është një kryefamiljar i cili humbi punën prej Covid-19, por fitoi në lotari 4 milionë e gjysmë dollarë. Historia vjen nga Adelajde në Australi, ku i pushuari nga puna pas shkurtimeve nga epidemia, fitoi në lotarinë ‘Set for Life’. I dëshpëruar dhe me një fëmijë të vogël për të rritur ai bleu një biletë në fundjavën e Pashkës dhe fati ishte me të.

Çmimi i fituar do të tërhiqet nga 20 mijë dollarë në muaj për 20 vitet e ardhshme, për një total prej 4 milionë e gjysmë dollarë.
“Kur mësova që kisha fituar, zgjova time shoqe për t’ia thënë dhe ajo niste të bërtiste nga gëzimi. Isha shumë i stresuar pas largimit nga puna, por tani ndihem i lumtur dhe i lehtësuar”, tha fituesi, duke preferuar të mbetet anonim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *