• |
ide | kryesore

Dramë në Francë: 94% e lojtarëve nuk duan të kthehen në fushë

Sport



Në fushë nuk duan të kthehen, të paktën jo pa patur siguri shëndetësore të përshtatshme. Mazhoranca e lojtarëve të Ligue 1 e 2 rreshtohet për kundërshtimin e rifillimit të kampionatit. Kjo është ajo që del nga një sondazh i sindikatës së lojtarëve, Unfp, në të cilin janë regjistruar 94% e lojtarëve profesionistë në Francë. Një rezultat i ngjashëm me atë të lojtareve femra që preferojnë të mos rrezikohen nga infektimi me Covid-19.

SHQETËSIMI— Lojtarët, të ngacmuar me një modul online për tu kompletuar në mënyrë anonime, kanë shprehur shqetësime të dukshme për epideminë që ka detyruar autoritetet të pezullojnë kampionatet. Gati të gjithë kundër një rifillimi në mungesë të masave të përshtatshme për të garantuar shëndetin. E nuk i pëlqen as prespektiva për të luajtur në stadiume pa tifozë. 80%, për më tepër, sipas publikimit të bërë nga L’Equipe, i kundërvihet idesë për të zeruar gjithcka, duke preferuar të zyrtarizohet si përfundimtare klasifikimi i javës së fundit të luajtur.

KONTROLLET — Bëhet fjalë për sinjale të qarta nga ana e protagonistëve të futbollit francez. Liga, në këto ditë, po zhvillon një plan për rinisjen lidhur me daljen progresive nga izolimi, njoftuar për në 11 maj nga presidenti i Republikës Emmanuel Macron. Synohet kështu të rifillojnë stërvitjet në fund të majit me kontrolle të shumta e grumbullime të skuadrave, për të rikuperuar 10 javët e mbetura nga 17 qershori në 25 korrik. Është e njohur tashmë data e sezonir të ri, shtyrë me tre javë në 23 gusht. Zyrtarizim i nevojshëm për të programuar derdhjen e të drejtave tv.

ANKIMIMI — Ndërkohë, Federata franceze ka pezulluar përfundimisht të gjithë kampionatet amatore, nga divizioni i katërt e poshtë. Por Sedan, i dyti në National 2, -5 nga kreu me vetëm 4 gola të pësuar në 21 javë, ka përgatitur ankimimin si përpara Komitetit olimpik ashtu dhe Gjykatës administrative. Një precedent që mund ta bëjë edhe më të komplikuar cdo vendim të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *