• |
ide | kryesore

Vdes futbollisti i Lokomotivës së Moskës: 22 vjeçari po stërvitej në shtëpi

Sport



Innokentiy Samokhvalov, mbrojtësi 22 vjecar, ka humbur jetën ndërsa ishte duke kryer seancën stërvitore. Një ngjarje që ka tronditur të gjithë futbollin rus e ka goditur rëndë Lokomotivën e Moskës, që e ka bërë vetë të ditur lajmin e trishtë. Zyrtarët e Lokomotivës kanë sqaruar se Samokhalov ka humbur jetën “gjatë një seancë stërvitore individuale”.

“Innokentiy është ndjerë keq gjatë një séance stërvitore individuale në shtëpi – ka bërë të ditur në një komunikatë zyrtare Lokomotiva e Moskës -. Rrethanat që kanë shkaktuar vdekjen e tij duhet ende të saktësëohen”. 22 vjecari që bëri edhe debutimin në Champions League, ku moskovitët bënë një përfaqësim të jashtëzakonshëm në dy ndeshjet kundër Juventus, ka lënë pas gruan dhe një djalë.

Në Rusi, ashtu si për pjesën tjetër të popullsisë, futbollistët janë në izolim në tentativë për të ndihmuar në bllokimin e shpërndarjes së koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *