• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni golin e pamundur që shënon Daku: mahniten në stërvitje shokët e Rubin Kazan

F1, Sport, Video
Daku



Ndeshje, stërvitje e shumë punë. Futbolli është i tillë dhe nuk bën përjashtim as Mirlind Daku, sulmuesi i kombëtares që luan për Rubin Kazan. Situata është edhe më motivuese kur përpara është një kampionat europian, aq më tepër kur qendërsulmuesi shpreson të marrë pjesë për herë të parë. E kështu, të japësh gjithçka bëhet një moto e përditshmërisë dhe ajo që bëri Daku në stërvitje me Rubin Kazan i afrohet shumë konceptit.

Lexo më tej: Video/ Dy minuta në fushë, Daku shënon golin e dytë: shpërthen në lot sulmuesi

Pas përfundimit të punës me ngarkesë të plotë, futbollistët e klubit rus janë argëtuar duke treguar aftësitë e tyre para portës, ose më saktë pas portës. Pikërisht kështu, sepse për të treguar teknikën me topin ata janë pozicionuar pas portës, me qëllim për të shënuar golin nga aty. Mirlind Daku gjeti efektin e duhur me të cilin topi pas impaktin në tokë kërceu duke përfunduar në rrjetë. “Poooo… Mirlind Daku” thirri sulmuesi kuqezi në eufori dhe me përgëzimet e shokëve të skuadrës.

Rubin Kazan nuk ka patur startin më të mirë në kampionatin rus. Pas 18 javëve të para, ata pozicionohen në vendin e 7 me 28 pikë, por Dinamo Moskë e vendit të tretë është vetëm 4 pikë larg. Daku ka shënuar 4 gola dhe 1 asist, ndërsa ka nisur në 89% të rasteve si titullar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *