• |
ide | kryesore

“Kam një 14 vjeçar që e ndjek, Daku, Muja e Gjasula jashtë, jo për zgjedhje teknike”: rrëfehet Sylvinho

F1, Sport, Video
Sylvinho



Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Nga ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në prag të grumbullimit që kuqezinjtë nisin të hënën në Tiranë, trajneri Sylvinho shpjegoi zgjedhjet e bëra në konferencën për shtyp: “Daku, Muja dhe Gjasula janë lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët i kemi në konsideratë dhe janë në planet tona. Por ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë në këtë moment. Dakun, Mujën dhe Gjasulën i vlerësojmë, por ne nuk mund të marrim dot 30 lojtarë me vete në këto dy ndeshje, pasi duhet t’i japim mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, t’i vëzhgojmë nga afër se çfarë kanë mundësi të bëjnë”.

Lexo më tejTetë sulmues në 26 lojtarë, Sylvinho vëmendje ofensivës: Daku e Muja në shtëpi, vjen Manaj e… Broja

Tekniku brazilian u shpreh se nuk i konsideron ‘miqësore’ sfidat ndaj Kilit dhe Suedisë, ndërsa komentoi edhe listën e 26 lojtarëve të grumbulluar. “Nuk i shohim ndeshjet si miqësore, nuk dua ta përdor si term. Për mua janë të gjitha ndeshje të rëndësishme. Kemi dy kundërshtarë shumë të fortë përballë, luajmë ndaj Kilit, që ka një trajner si Gareca që e njoh shumë mirë dhe janë mjaft teknikë. Kanë lojtarë si Sanchez, Diaz, Vargas apo Perez, i cili është një lojtar shumë interesant. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Suedinë, një skuadër shumë e fortë sidomos në aspektin individual. Ne duhet të provojmë ekipin tonë në këto dy ndeshje. Vështirësia sa vjen e rritet dhe ne duhet të bëjmë hapin përpara që të përshtatemi me nivelin sa më të lartë që na ofrojnë sfidat e ardhshme”.

CILI MBETET JASHTË LISTËS FINALE?

Me nëntë lojtarë ofensivë të thirrur për takimet kundër Kilit dhe Suedisë dhe me Manajn e Brojën në kërkim të një vendi në listën finale të Euro 2024, bëhet e qartë se Sylvinho mund të gjendet përpara faktit për të lënë jashtë turneut ndonjë prej protagonistëve të rrugëtimit që e çoi në Gjermani. “Unë mendoj se ajo është vuajtje për majin, sot nuk e mendoj. Është e vërtetë, kemi një rrugëtim të bërë e kemi dy ndeshje akoma. Pas tyre duhet të bëjmë vlerësimet duke nisur nga ndeshja e parë në Poloni. Aty po do të jetë e vështirë, e unë si ish-futbollist e di, por duhet të vëzhgojmë sa më shumë e të marrim vendime, sepse do të shkojmë të luajmë në një nivel shumë të lartë dhe duhet të përgatitetmi për atë”, tha Sylvinho.

LOJTARI MISTERIOZ

Sylvinho mendon përtej Europianit, një dëshmi për faktin se rinovimi duket punë e kryer: “Kjo është puna jonë dhe e stafit, punojmë edhe me lojtarë që mund të jenë shumë të njohur dhe që luajnë në klube të mëdha, por kemi edhe lojtarë që luajnë në klube të vogla, por që mund të bëjnë shumë mirë dhe të shpërthejnë siç ndodhi me Jasir Asanin. Shpresoj që në këto dy ndeshje të kemi vërtetë surprizat të mira. Çdo lojtarë duhet të mendoj për të punuar, për të fituar vendin e vet në fushën e lojës, por mund të ketë edhe ndonjë lojtarë që unë mendoj se do na befasojë. Por ai që unë mendoj është 14 vjeç, akoma i vogël dhe duhet të presim edhe disa vite”.

RINOVIMI

E sa për rinovimin, Sylvinho nuk nxiton, edhe sepse raporti me FSHF-në dhe presidentin Duka është ndër më të mirët: “Kemi një raport shumë të mirë me Presidentin Duka, me Federatën dhe drejtuesit, po punojmë shumë për t’u përgatitur sa më mirë në finalet e Europiant. Do të kemi kundërshtarë shumë të vështirë në grup. Nuk jam aspak i shqetësuar për çështjen e kontratës dhe në momentin e duhur do të ulemi të flasim” e mbylli Sylvinho.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *