• |
ide | kryesore

Model anglez/ Chelsea nuk shkurton rrogat e lojtarëve: “Por bëni bamirësi”

Sport



Chelsea nuk do të imponojë reduktim pagash për lojtarët e tij, si ka rekomanduar Premier League, por i ka kërkuar të teseruarve të tij të bëjnë bamirësi gjatë kësaj emergjence për shkak të koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez me një komunikatë në faqen zyrtare në internet. “Për momentin – është shkruar në komunikatë – nuk do të ketë reduktim të pagave e këshilli i ka kërkuar lojtarëve të përqendrohen në mbështetjen e cështjeve të bamirësisë”.

Sipas shtypit anglez, Chelsea kishte menduar fillimisht të shkurtonte pagat me rreth 10%, një shifër inferiore në krahasim me 30% të rekomanduar nga Premier League. “Objektivi është ai për të gjetur një akord – vazhdoi klubi – me qëllim për të ruajtur punën për të gjithë personelin, të kompensojnë mbështetësit e të marrin pjesë në aktivitetet për qëllime të mira”.

Ndërkohë, ndryshe nga inisiativa e Blues, klube të shumta në Premier League, mes të cilëve Arsenal, Southampton, West Ham e Watford, kanë njoftuar në javët e fundit akorde me lojtarët për një reduktim ose shtyrje të pagave të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *