• |
ide | kryesore

“Gati më vranë në një bar në Roma, shpresoj që Prandelli të vuajë”: Osvaldo rrëfim pa doreza për të kaluarën

Sport



Pablo Daniel Osvaldo nuk ka qenë kurrë një lojtar shumë diplomatik në deklarata e intervista e tij e fundit, e dhënë për TNT Sports, e konfirmon këtë: “Një herë isha në një bar në Romë e gati më vranë – ka thënë ai pa zbuluar shumë detaje – Pastaj i kërkova Totti e De Rossi të më shoqëronin për të sistemuar gjërat, nuk jam budalla”. Pas kësaj ishte radha e sulmit ndaj ish-trajnerit të kombëtares, Cesare Prandelli: “Kisha bërë 5 ose 6 gola në kualifikuese, isha titullari e kisha numrin 10, por më la jashtë (nga Botërori 2014) sepse gazetat i thoshin që isha argjentinas e duhej grumbulluar dikush tjetër. Shpresoj të vuajë në karantinë”.

Osvaldo, që ka filluar së fundmi të luajë në Banfield pas disa vite tërheqje nga futbolli i luajtur, i rriti dozat: “Kur më thirri për të shkuar tek Galatasaray i thashë se nuk do pranoja as për 50 milionë. Gjëja më e shëmtuar ishte se e zbulova nga gazetat që nuk isha grumbulluar, as nuk më mori në telefon. Mbeta keq, përfundova duke qarë, doja të vdisja sepse meritoja të shkoja në Brazil”.

Sulmuesi italo-argjentinas, që në Serie A ka veshur fanellat e Fiorentina, Bologna, Roma, Juventus e Inter, rrëfeu vitet në kryeqytet e për raportin e tij me kapitenin, Francesco Totti, për të cilin nuk i kurseu elozhet: “I thosha që sipas meje ishte brinar, sepse nuk mund të ishte kaq perfekt. Kishte një fytyrë të bukur, nuk dua të jap detaje por ishte i pajisur mirë në pjesët intime. E ishte futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. E gruaja e tij…Dicka të keqe do ta kishte, apo jo? Por në realitet jo, nuk kishte as brirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *