• |
ide | kryesore

Ndahen Lily Rose dhe Timothée

Paparazzi, Slider



Në listën e çifteve në zë të momentit, si Priyanka Chopra dhe Nick Jonas apo Arod dhe Jennifer Lopez, bënin pjesë edhe Timothée Chalamet dhe Lily-Rose Depp (po, vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis). Bënin. Koha e shkuar e foljes tregon që nuk janë më bashkë.

Sipas US Weekly, ylli i “Call Me by Your Name” dhe aktorja/modelja Lily-Rose Depp i kanë dhënë fund raportit të tyre, pas më shumë se një viti bashkë. Për më tepër, British Vogue e cilëson aktorin si single në edicionin e muajit maj. Timothée dhe Lily u kujdesën ta mbanin lidhjen e tyre sa më private të qe e mundur. Ata u panë bashkë për herë të parë në tetor te 2019-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *