• |
ide | kryesore

Plagoset me armë punonjësi i burgut të Peqinit në krye të detyrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punonjës i burgut të Peqinit wshtw plagosur me armw zjarri mbrëmjen e sotme, ndërsa punonjësi i burgut ishte në krye të detyrës.

Raportohet se punonjësi ka qënë brenda rrethimit të burgut. Të njëtat burime sqarojnë se të shtënat kanë ardhur nga jashtë rrethimit.

Policia bën me dije se nga të shtënat punonjësi ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet edhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Deri më tani rezulton se i plagosuri nuk rezulton të ketë konflikte e probleme të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *