Koronavirusi mesa duket nuk po kursen askënd, madje as personazhet e njohur të showbiz-it, futbollistë, politikanë, të moshuar e të rinj.
Disa nga personazhet e njohur e kanë deklaruar publikisht se janë infektuar me koronavirus, madje dyshohet se edhe familja më e famshme në botë Kardashian-Jenner është prekur nga ky virus i tmerrshëm, shkruan “Page Six”.
Çdo dyshim ka lindur nga publikimi i trailerit të episodit të ri të “Keeping Up With Kardashian”.
Në trailer, shfaqet Kylie Jenner e cila shprehet se “është e frikshme kur dikush aq i afërt ka rezultuar pozitiv,”.- ka thënë ajo, duke iu referuar testit të koronavirusit.
Para pak kohësh e ëma e Kylie, Kris Jenner është testuar, por fatmirësisht doli negative. Nuk e dimë se për kë e ka patur Kylie Jenner konkretisht atë fjali, por na duhet të presim deri në momentin kur të publikohet episodi i ri i “KUWTK” për ta zbuluar.
Ndërkohë dje ylli i reality show është shfaqur shumë e lumtur në rrjete sociale duke festuar ditëlindjen e Travis Scott.
Në trailerin e episodit shfaqet dhe Kris Jenner e emocionuar që duhet të praktikojë distancën sociale nga vajzat.