• |
ide | kryesore

Vanessa Bryant emocionon me postimin e rradhës për të bijën që nuk jeton më

Paparazzi, Slider



Më 26 janar të këtij viti, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën për shkak të një aksidenti me helikopter, ku gjithashtu vdiq edhe vogëlushja e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë.

Humbja tragjike e Bryant preku mbarë botën, ndërsa ish-basketbollisti la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij.

Partnerja, Vanessa, po përpiqet të qëndrojë e fortë për të bijat, pavarësisht se është tepër e pikëlluar.

Llogaria e saj në Instagram është mbushur me dedikime për partnerin e humbur, ndërsa sot i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj të ndjerë.

Në profilin e saj, Vanessa ka publikuar një foto të Gianna-s, duke treguar se sot ajo do të mbushte 14 vjeç.

“Gëzuar ditëlindjen e 14-të vogëlushes time të ëmbël Gianna! Mami të do më shumë se ç’ta kam treguar ndonjëherë! Ti do të jesh përgjithmonë pjesë e shpirtit tim! Më mungon shumë çdo ditë! Do të doja të zgjohesha dhe të të kisha pranë meje. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimi yt dhe të qeshurat e tua! Më mungon gjithçka e jotja! Gigi, të dua kaq shumëëëë!”- janë fjalët e Vanessa-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *