• |
ide | kryesore

“Duka i ka makinat e shtrenjta, po t’i shesë shpëton më shumë se futbolli”: presidenti i FFK sikletos Dukën me batutën

F1, Sport



Kur do të fillojë futbolli e nëse do të fillojë është cështja që shqetëson një pjesë të mirë të vendeve europiane e natyrisht edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, por në debatin e zhvilluar në Cim Peka Live nuk kanë munguar edhe batutat, një nga të cilat e ka vënë në shumë siklet presidentin e FSHF-së Armand Duka.

Ka qenë pikërisht homologu i tij kosovar Agim Ademi që i ngacmuar për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për të shitur makinat e për të paguar punonjësit, e ka kthyer përgjigjen në një goditje poshtë brezit për Dukën: “A është thënë edhe në Kosovë kështu? Jo, sepse unë nuk i kam makinat e mira, ndërsa Duka po. Nëse i shet makinat e tij shpëton futbollin e ndoshta edhe më shumë se futbolli”, ka shigjetuar Ademi kreun e futbollit shqiptar, që mbeti pa fjalë e dukshëm në vështirësi.

Në lidhje me lojtarët e rëndësishëm që ka Shqipëria e Kosova, më pas, Duka ka ngacmuar drejtuesin e emisionit, që i numëroi akuzat e bëra kundër tij nga zëvendëskryeministri Erion Braçe: “Kemi një nga dy portierët më të mirë në Serie A, që është Strakosha e një ndër më të mirët si Berisha – tha Duka -. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, po të ka errësuar sytë ai shoku yt. Ai i vogli, që përmende pak më parë”.



4 Comments

    1. Sa te pelqejne suxhuket e Kosoevs e?Mire mamit e motres,po edhe ty, qenke bo peder mor qyqar…Edhe ky Ademi i FFK batute te panevojshme paska bo

  1. O ju popull o popull 3 vet kan komentu e asnji se ka kuptu.
    Ja ka thon me kunj Dukes pra se Duka ka pare ka prona ka makina te shtrejta kshu qe eshte dicka edhe ironike edhe per ti ngrejt hunen dukes se kshu kan qef keta HORRAT por kush ta kuptoj….
    A se nuk hecet perpara me analfabet…
    Pffff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *