• |
ide | kryesore

Emisioni “Hell’s Kitchen” nuk do të ketë një sezon të 3-të

Paparazzi, Slider



Duket se një tjetër emisioni në televizionin “Top Channel” i ka ardhur fundi. Të paktën kështu ka lajmëruar shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, për emisionin e tij “Hell’s Kitchen Albania”. Sipas tij, programi nuk do të ketë një sezon të tretë pasi ai do të largohet nga Shqipëria. Këtë e ka bërë të ditur në përgjigjen e komentit të një ndjekësi, i cili pyet se kur do të nisë sezoni i tretë i “Hell’s Kitchen Albania”.

“Nuk ka më “Hell’s Kitchen”, unë largohem nga Shqipëria. Mbase me ndonjë chef tjetër po.”- shkruan Renato. Megjithatë, ende nuk është folur për ndonjë zëvendësim në emision pasi për shkak të pandemisë, thuajse të gjitha programet televizive janë vënë në pauzë. Mbetet të presim për të parë ç’do të ndodhë më tej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *