• |
ide | kryesore

Autorja e librave Twilight do të publikojë një libër të ri që eksploron historinë e dashurisë së personazheve

-Instant, Paparazzi, Slider



Autorja amerikane Stephenie Meyer emocionoi fansat e romaneve të saj më të shitur të “Twilight” të hënën pasi njoftoi se do të nxjerrë një libër të ri që eksploron historinë e dashurisë së personazheve nga perspektiva e vampirit Edward Cullen. I quajtur Sun Midnight, libri i ri do të rrëfejë të kaluarën e Cullen dhe kohën kur takohet për herë të parë me Bella Swan, shoqja në shkollën e mesme e cila më vonë bëhet gruaja e tij. Librat e mëparshëm që i kemi parë edhe të ekranizuar, janë shkruar nga këndvështrimi i Bella-s. Historia “merr një kthesë të re dhe me vendosmëri të errët” në librin e ardhshëm, tha publikuesja në një përshkrim në faqen e Little, Brown and Company. Katër librat origjinalë të Meyer për Twilight u shitën jashtëzakonsiht shumë, me gati 100 milionë kopje. Ata u përshtatën në një seri filmash nga Lionsgate Entertainment duke filluar në vitin 2008, me protagonistët kryesorë Robert Pattinson dhe Kristen Stewart. Në emisionin Good Morning America të ABC, Meyer tha që shpresonte se libri do të ishte një shpërqendrim i mirëpritur në mesin e pandemisë globale Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *