• |
ide | kryesore

Ushtari universal Son: vlerësohet më i miri ndër 157 ushtarët

Sport



Kampion me topin ndër këmbë, por edhe me pushkë në dorë. Son Heung-min ka kompletuar programin e stërvitjes ushtarake prej tre javësh me përfaqësimet më të mira mes gjithë 157 ushtarëve. Sulmuesi i Tottenham ka marrë pikët perfekte, 100, në vlerësimin mental, por ka marrë edhe nota të shkëlqyera në të gjitha lëndët, mes të cilëve një 10 në 10 në poligon. “Ka marrë cmimin Pilsung që është një nga 5 llojet e vlerësimeve për interpretuesit më të mirë” shkruan agjencia e lajmeve Yonhap, që ka cituar një zyrtar të Trupave Marins në njësinë e ishullit meridional të Jeju.

Pilsung, që do të thotë “fitore e sigurtë”, është një thirrje beteje për Trupat Marinse, ashtu si edhe për Marinën e Aeronautikën. Programi përfshinte aftësinë e goditjes e bajonetën, stërvitjen kimike, biologjike e radiologjike, aftësinë në betejën trup më trup dhe ndihmën e parë. Son zbarkoi në ishullin e Jeju në 20 prill për stëvitjen tre javore, pasi evitoi shërbimin e detyruar ushtarak prej dy vjetësh, me medaljen e artë të fituar për Korenë e Jugut në Lojërat aziatike të 2018.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *