• |
ide | kryesore

Pas zënkës në familje, Kourtney i kërkon falje Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Mesa duket sherri i famshëm i Kardashianeve ka marrë fund dhe motrat tanimë kanë bërë paqe me njëra-tjetrën ndërsa marrëdhënia e tyre është rregulluar.

“Cosmopolitan” shkruan se Kourtney i ka kërkuar falje Kim Kardashian. Kim dhe Kourtney duhet të shkojnë në një udhëtim në Armeni në ditët e ardhshme dhe shqetësohen se ato nuk duan që fëmijët e tyre të kuptojnë se marrëdhënia midis motrave është pak e tensionuar dhe delikate.

Ndërkohë që e motra e tyre Khloe Kardashian mendon që nëse nuk do ishte udhëtimi që ato do marrin të dyja për në Armeni, Kourtney me siguri nuk do t’i kërkonte falje Kim-it. Pra Kourtney Kardashian i kërkoi falje të motrës që e gjuajti me një shishe ujë vetëm sepse duhej ta bënte, por jo se kishte dëshirë. Vlen të theksojmë se nuk është hera e parë që Kim dhe Kourtney konfrotohen me njëra-tjetrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *