• |
ide | kryesore

“Titi”, grabitësi serial në Greqi që kërkohet në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ky është shqiptari, drejtuesi i një bande grabitjesh e vendosur në një konvikt të vjetër të Politeknikut në Athinë. Disa të arrestuar janë të lidhur me kriminelin shqiptar i njohur shkurt si Titi.

Grupi kriminal i drejtuar nga shqiptari Astrit Hasani, ka imponuar një cikël dhune dhe një ligj heshtjeje në zonën ku vepronte.

Banda, e cila u çmontua së fundmi nga policia në rajonin e Atikës, ka ndërlidhje me një nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptar që ka vepruar në Greqi vitet e fundit.

Burri 37-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua së fundmi pas një seri vjedhjesh thuhet se është një roje me përvojë e sigurisë nga Titi, ndërsa bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar, arriti t’i shpëtojë arrestimit.

Mediat greke shkruajnë se krimineli i rrezikshëm shqiptar, u arratis nga Metagogoni në verën e vitit 2019 dhe iku (erdhi) në Shqipëri me qëllim që t’i shpëtonte zbulimit dhe arrestimit të tij nga policia greke.

Sipas mediave greke, Titi tani mund të jetë në burg në Tiranë, por fëmijët, të afërmit dhe miqtë e tij vazhdojnë të përfshihen në aktivitete të paligjshme në shtetin grek. Bashkëpunëtori 37-vjeçar i Titit, së bashku me nipin e tij 28-vjeçar dhe kriminelët e tjerë shqiptarë, të njohur gjithashtu me Titin, rrëmbyen djalin 17-vjeçar të një gazetari të njohur në zonën Zografou në maj të 2019-ës.

Autorët morën çelësat e shtëpisë së tij nga fëmija, dhe pasi e detyruan atë t’ua tregonte adresën e shtëpisë, e mbajtën peng dhe e burgosën në bagazhet e një makine të vjedhur, derisa arritën të vidhnin familjen.

Në të njëjtën kohë, sipas hetimit të Departamentit të Grabitjes së Sigurisë së Atikës, personi i arrestuar së bashku me bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar, kishin zënë dhoma të konviktit të vjetër të studentëve në Politeknik, dhe kishin grabitur zyrat e profesorëve. /Panorama



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *