• |
ide | kryesore

Video/ Apeli prekës i Maradonës: “Ndihmoni njerëzit të ushqehen, e di çfarë është uria”

-Instant, Sport, Video



Diego Armando Maradona kujton fëmijërinë e tij dhe mallëngjehet. Pibe de Oro ka lëshuar edhe një apel prekës në Corazones Solidarios, një OJQ që ndihmon fëmijët në nevojë, duke shpërthyer në lot: “Ndihmoni njerëzit të ushqehen. Nuk po bëj shfaqje, kam kaluar vetë përmes kësaj vështirësie. Kam vuajtur shumë të ftohtin në Villa Fiorito” shkruan ish-futbollisti i madh duke iu referuar provincës së Buneos Aires, vendi ku është rritur”.

Diego Armando Maradona mbetet një idhull për të gjithë argjentinasit, një shembull për shumë të tjerë. Për të sensibilizuar njerëzit në luftën kundër koronavirus, në statujën e tij jashtë stadiumit të Argentinos Juniors ku Pibe de Oro hodhi hapat e parë si futbollist, është vendosur në mënyrë domethënëse një maskë kundër virusit, masë e detyrueshme edhe në Buenos Aires. Ish-numri 10 ka bërë edhe pjesën e tij në luftën kundër koronavirus. Legjenda argjentinas i komunikoi Gimnasia La Plata gatishmërinë për të ulur pagesën e tij, për të ndihmuar klubin në një moment të vështirë për shkak të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *